Dalin fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksidentitn tragjik

Dalin fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksidentitn tragjik

993
SHPËRNDAJE

Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e djeshme në rreth-rrotullimin pranë qendrës tregtare TEG, ku automjeti “Audi A8” me drejtues 19-vjeçarin Klevis Ruçaj, që ishte duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizje nga Farka, fluturoi duke përfunduar i shkatërruar në nënkalimin e autostradës Tiranë-Elbasan.
Në aksident ndërruan jetë në vendngjarje dy vajzat pasagjere, të identifikuara si Sikela Përroj (23 vjeçe) dhe Erisilda Abedini (22 vjeçe), ndërsa drejtuesi humbi jetën pasi u transportua në Spitalin e Traumës.
Sa i përket dy vajzave, mësohet se 23-vjeçarja Sikela Përroj jetonte e vetme në Tiranë, pasi familja e saj jeton jashtë vendit.

Ajo është nga Shalësi i Cërrikut dhe sapo kishte përfunduar studimet e larta në degën e Gazetarisë, në Tiranë.

S'KA KOMENTE