Dalin detaje te reja nga vrasja e shqiptarit ne Greqi

Dalin detaje te reja nga vrasja e shqiptarit ne Greqi

8997
SHPËRNDAJE

Fakte të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e të riut shqiptar në Mykonos të Greqisë. Vrasja e 34-vjeçarit Visar Dakrama nga një 33-vjeçar i cili ndodhej në të njëjtin lokal në orët e para të së hënës së 20 shkurtit, trazoi mbarë ishullin e erërave. Mykonos është në pritje të përgjigjeve për krimin dhe arsyet që e çuan të riun drejt aktit të rëndë. Autori, i njohur në ishull, sipas mediave greke, nuk kishte shkaktuar asnjë problem në të kaluarën. Alkooli duket se ka luajtur një rol vendimtar në vrasje. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë autori, i cili u vetëdorëzua në polici pas krimit.

Në lidhje me vrasjen, pronari i lokalit ku nisi tensioni tha për SKAI-n: “Vajza ka qenë vetëm në lokal dhe më pas ka ardhur i dashuri i saj. Ajo nuk ishte në lidhje me ata të dy, ishte shoqe me ta. Ata ishin klientë brenda dyqanit. Pasi nisën tensionet mes tyre, dolën jashtë për të zgjidhur problemet e tyre. Kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, me biseda, nuk e di çfarë dhe si. Ndërsa krimin, nuk e di se ku ka ndodhur saktësisht, në parking, apo në rrugë. Pasi dolën nga lokali, dy të rinj u përleshën dhe pasi autori gjeti armën, e vrau.”, tha pronari i lokalit.

Sot 33-vjeçari pritet të dërgohet në prokurorinë e Athinës ku pritet t’i jepet një afat për të kërkuar falje. Ai ka pohuar para policisë se nuk ishte një krim pasioni.

Si ndodhi ngjarja
Përleshja mes dy të rinjve nisi në orën 06:00 të mëngjesit të së hënës. Autori dhe viktima u përplasën në lokalin në zonën Skylambela të Mykonos dhe shumë shpejt të dy dolën jashtë dhe vazhduan të ziheshin. Në një moment 33-vjeçari u largua dhe të gjithë menduan se episodi kishte marrë fund. Mirëpo, pak më vonë, ai u pa duke u kthyer i armatosur me një pushkë gjuetie që kishte sjellë nga shtëpia e tij. Ai ka vënë në shënjestër 34-vjeçarin dhe e ka qëlluar dy herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend shqiptarin.

S'KA KOMENTE