Daja denoncon ne polici zhdukjen e nipit 44 vjecar

Daja denoncon ne polici zhdukjen e nipit 44 vjecar

275
SHPËRNDAJE

Një 44-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Vlorë, prej ditës së shtunë.

Denoncimi është bërë në polici nga daja i personit të zhdukur, ndërkohë që policia thotë se po punohet për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasi A. Ç., 56 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, se nipi i tij, shtetasi B. R., 44 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, është larguar nga banesa më datë 02.04.2022 dhe nuk është kthyer më.

Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE