Daily Mail:Kievi në liri! Ukrainasit dynden në plazhet në brigjet e...

Daily Mail:Kievi në liri! Ukrainasit dynden në plazhet në brigjet e Dnieper në Kiev…skena që ishin të paimagjinueshme javë më parë kur Rusia nisi sulmin ndaj qytetit

153
SHPËRNDAJE

Pavarësisht se në Ukrainën lindore sulmet ruse vijojnë me një intensitet të lartë, temperaturat e larta kanë detyruar shumë qytetarë ti drejtohen detit.

Banorët e Kievit, pas tërheqjes së forcave ruse nga kryeqyteti duket sikur po i rikthehen jetesës normale, teksa pushojnë dhe marrin rreze dielli pranë brigjeve të një lumi.

Ukrainasit janë parë të dynden në plazhe, në brigjet e Dnieper, pamje të cilat dukeshin të paimagjinueshme pak javë më parë.

“Fotot nga brigjet e lumit Dnieper që rrjedh përmes Kievit treguan njerëz që rrinin në diell, duke notuar në ujë dhe duke luajtur lojëra volejbolli”, shkruan Daily Mail.

Në fillim të këtij viti, e njëjta zonë e qytetit ishte e kapluar nga tymi që ngrihej nga bombardimet e ushtrisë ruse, ndërsa trupat ushtarake vendase ishin duke u përpjekur që të
mbanin pushtuesin nga qendra e kryeqytetit.

Në atë kohë, bora mbulonte pjesën më të madhe të qytetit. Tani, moti i verës ka përkuar me paqen relative pasi ushtritë e Vladimir Putin-it u larguan nga kryeqyteti dhe u vendosën në Ukrainën lindore.

Por ndjenja e ankthit vijon të mbetet e pranishme, pasi burrat nga kryeqyteti vazhdojnë të thirren në vijat e frontit të luftës, ku rreth 100 ushtarë ukrainas po vdesin në luftime çdo ditë dhe agresioni rus është ende i madh.

111111
222222222

S'KA KOMENTE