Daily Mail publikon videon tronditëse në shtëpinë e të moshuarve në Kosove

Daily Mail publikon videon tronditëse në shtëpinë e të moshuarve në Kosove

35
SHPËRNDAJE

Video që ka shokuar opinionin publik prej ditës së djeshme ku punonjësja e rezidencës së të moshuarve godiste disa herë një grua, ka zënë vend kryesor edhe në mediat ndërkombëtare.

Daily Mail ka publikuar videon duke e shoqëruar me titullin “Momenti tronditës një grua e moshuar në shtëpinë e kujdesit në Kosovë goditet vazhdimisht nga infermierja”.

Pjesë nga shkrimi

Ky është momenti tronditës kur një e moshuar në një shtëpi të kujdesit në Kosovë është goditur vazhdimisht me shuplakë nga një infermiere.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, punëtorja në rezidencën e të moshuarve Orenda, në Pejë, mban gruan nga duart dhe e godet disa herë me shuplakë.

Në video shihen edhe dy gra të tjera dhe një tjetër po e filmon – e cila dëgjohet duke qeshur me të madhe teksa kolegia i saj sulmon gruan e moshuar.

E moshuara duket se është në gjendje të rëndë, pasi është sulmuar nga punonjësi.

Pas ngjarjes, infermierja dhe një punonjëse e shtëpisë u arrestuan. Punonjësja e shtëpisë u arrestua pasi nuk e kishte raportuar sulmin në polici.

Në një deklaratë, Policia e Kosovës tha se në bazë të regjistrimit që qarkullon në rrjetet sociale, zyrtarët kanë identifikuar lokacionin rreth orës 14:10 të ditës së djeshme dhe kanë arrestuar dy të dyshuar.

Ata thanë: “Të dyshuarit janë duke u intervistuar nga hetuesit e stacionit policor në Pejë dhe veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit”.

Duke reaguar ndaj incidentit, Xhelal Svecla, ministri i Brendshëm i Kosovës, tha se veprimet janë edhe më të rënda kur ato ndodhin në një mjedis që duhet të ofrojë ndihmë dhe kujdes.Svecla bëri thirrje që të gjithë të përfshirët të sillen para drejtësisë.

S'KA KOMENTE