Daily Mail publikon letrën e nënës së shqiptarit për Johnson: Po e...

Daily Mail publikon letrën e nënës së shqiptarit për Johnson: Po e dërguat në Ruanda, do vrasë veten

170
SHPËRNDAJE

Një nga emigrantët që iu shmang dërgimi në Ruanda javën e kaluar është një shqiptar rreth të 20-ave.

Sipas Daily Mail, nëna e tij rreth të 50-ave i ka bërë një lutje të hapur kryeministrit britanik Boris Johnson duke i kërkuar që të mos ia dërgojë djalin atje pasi rrezikon të vrasë veten.Zit“Zoti e ndihmoftë djalin tim. Ai më tha se do të vrasë veten nëse britanikët e dërgojnë të jetojë në Afrikë. Unë po i lutem kryeministrit tuaj Boris Johnson që të mos e dërgojë atë në Ruandë. Nuk do ta shoh më kurrë”, tha ajo për Daily Mail.

Nëna tregoi se e puthi djalin e saj për ti dhënë lamtumirën pak para Krishtlindjeve, ndërsa ai u nis për në Britani me shpresën për të punuar. “Ai donte të shkonte në Angli, por donte të qëndronte këtu me mua. Mendja e tij ishte e dyzuar”, tha ajo.

“Tani jam vetëm me 2 lopë, të cilat janë të ardhurat e mia të vetme. Disa javë më parë, ai telefonoi, për të më thënë se britanikët po e dërgonin në Ruanda”. Duke treguar një fotografi të djalit të saj, ajo shtoi: “Ai më tha nëse do ta çonin të jetonte në Afrikë, ai do të varej. Fjalët e tij për mua ishin: “Unë nuk do të shkoj atje”.

Si qindra të rinj shqiptarë që nisen për në Britani, 20 vjeçari u tha autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar se trafikantët organizuan të gjithë udhëtimin e tij, fillimisht nga fshati i tij në veri të Shqipërisë për në Francën veriore dhe më pas kaloi shtatë muaj në një kamp emigrantësh për të vijuar udhëtimin në një varkë për në Britani.

E pyetur sesi djali i saj i varfër mundi ta përballonte udhëtimin, nëna tha: ‘Ndoshta trafikantët e dërguan atë në Angli për të punuar për ta, për të fituar para prej tij dhe për të paguar.

S'KA KOMENTE