Cmimi i naftes sot ne Shqiperi ne 243 lek

Cmimi i naftes sot ne Shqiperi ne 243 lek

2849
SHPËRNDAJE

Sot një litër naftë është 243 lekë për litër ose rreth 30% më e lartë se, një vit më parë. Burimet nga tregu pohojnë se, konsumi i naftës në Shqipëri ka treguar se është rezistent ndaj rritjes së çmimeve. Makina konsiderohet si një mjet i domosdoshëm, për shkak të transportit jo cilësor publik.

Shqipëria është shndërruar vendi me çmimin më të lartë të naftës në botë në raport me fuqinë blerëse.

Por konsumi dhe çmimi kanë ecur paralelisht, për shkak se numri i përdoruesve të automjeteve është rritur gjatë kësaj periudhe. Lufta në Ukrainë ka rritur çmimet e mallrave kudo në botë, por nga ana tjetër sjellja konsumatorë po tregon ndryshime.

Në disa produkte jo jetike konsumi po bie me shpejtësi teksa shpenzimet po pëqendrohen në mallrat jetike.

Financial Times vuri në dukje se kostoja e ushqimeve, e karburantit dhe strehimit është rritur në mënyrë drastike, por po vihen re tendenca globale të frenimit të blerjeve.

S'KA KOMENTE