Çmimi i naftës ka arritur nje rekord të ri ditën e sotme,...

Çmimi i naftës ka arritur nje rekord të ri ditën e sotme, reagime per protesta

577
SHPËRNDAJE

Çmimi i naftës ka arritur nëj rekord të ri ditën e sotme, duke kaluar më shumë se 260 lekë të reja për litër. Kjo ka sjellë reagime të shumta edhe të qytetarëve të cilët kanë njoftuar protestë kundër rritjes ekstreme të çmimit të naftës.

Një pjesë e madhe e qytetarëve kanë shpërndarë nëpër rrjete sociale njoftimin se nesër në orën 17:00, para kryeministrisë do të mbahet një protestë kundër rritjes ekstreme të çmimeve, jo vetëm të karburantit por edhe të mallrave dhe shërbimeve të tjera. 

Lidhur me këtë zhvillim, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili e konsideroi këtë rritje çmimi si të tmerrshme dhe tha se kryeministri Edi Rama nuk po i ulte taksat e naftës sepse po pasurohej së bashku me një grup oligarkësh.

Postimi i Plotë nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili:

Cmimi Naftes tmerr!
Edi Rama shume i lumtur sepse ai dhe oligarket e karburanteve vetem pasurohen.
Shteti po mbush arken, oligarket mbushin xhepat, ndersa shqiptaret po rrezikojne buken e femijve.
Ndaj Edi Rama nuk i ul taksat e naftes.
Ndaj nafta kushton me shume ne Shqiperi se ne Maqedoni.
Mallkimi i luftes eshte bere bashke me mallkimin, qe te kesh Edi Ramen kryeminister!

S'KA KOMENTE