Çmimet e naftës u rritën sot ne bursen boterore

Çmimet e naftës u rritën sot ne bursen boterore

215
SHPËRNDAJE

Çmimet e naftës u rritën të martën, duke rikthyer më shumë nga humbjet e javës së kaluar, pasi investitorët u përqendruan në furnizimet e tkurrura të naftës së papërpunuar dhe nënprodukteve, në vend të shqetësimeve për një recesion që zbut kërkesën në vijim.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 81 cent, në 114.94 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e Teksasit Perëndimor për korrikun, u rritën në 111,19 dollarë për fuçi.

Sipas analistëve, shqetësimet për furnizimin mund të vazhdojnë në muajt e ardhshëm pasi vendet e OPEC+, prodhuesit kryesorë të naftës në botë, ka të ngjarë të mos kenë kapacitet të mjaftueshëm rezervë. Megjithëse frika e recesionit është bërë gjithnjë e më shumë një pikë kritike për çmimet e naftës, vlerësohet se janë të paktën edhe 6 muaj përpara një recesioni të vërtetë.

Analistët thanë se çmimet janë mbështetur nga ankthi i ofertës pas sanksioneve mbi dërgesat e naftës nga Rusia, eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë, dhe pyetjeve se si mund të bjerë prodhimi rus për shkak të sanksioneve mbi pajisjet e nevojshme për prodhim.

Shqetësimet për furnizimin nuk kanë gjasa të pakësohen nëse nuk ka një zgjidhje për luftën Rusi-Ukrainë, ose nëse nuk shihet një rritje e mprehtë e furnizimit nga SHBA ose OPEC./SCAN/

S'KA KOMENTE