Cmime te “cmendura”ne tregun Fier, qepa shkon ne 1800 lek/kg

Cmime te “cmendura”ne tregun Fier, qepa shkon ne 1800 lek/kg

624
SHPËRNDAJE

Tregu i fruta-perimeve ka pesuar nje rritje te cmimeve dhe kjo periudhe shenon cmimet me te larta ndodhur ndonjehere me pare .Sot ne tregun me shumice dhe me pakice te fruta -perimeve rezulton se cdo artikull eshte rritur me gati 70% me shume nga periudha e fundvitit.

Disa artikuj kane pesuar rritje 5-10 here me te larte krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.Cmimin rekord sot e vendoste domatja, patrixhan spec dhe qepa .Nje kilogram domate shkonte sot ne 250 leke te reja ndersa 1 kg speca dhe patrixhan nga 250 deri ne 270 leke te reja ndersa qepa nga 150 leke te reja deri ne 180 per kg

Sipas tregetareve shkak i rritjes drastike te cmimeve te tregut te fruta perimeve eshte mungesa e produkteve vendase .Si pasoje e rritjes se cmimeve ne tregun e fruta perimeve ne Fier por edhe njesite tregetare ka nje reduktim te fuqise blerese

Nderkohe per konsumatoret situata e rritjes se cmimeve te tregut te fruta perimeve eshte pasoje ne ekonomine e tyre. Te intervistuarit jane shprehur se cmimet jane te paperballueshme per xhepat e tyre dhe per kete arsye menuja e perditshme ushqimore eshte varferuar

S'KA KOMENTE