CIA bën paralajmërimin e fortë për luftën në Ukrainë: Edhe pak orë...

CIA bën paralajmërimin e fortë për luftën në Ukrainë: Edhe pak orë e ndajnë Kievin nga një sulm i “tmerrshëm”

3778
SHPËRNDAJE

Sipas CIA-s, Kievi mund të jetë vetëm disa orë larg një sulmi “të tmerrshëm” rus, pasi zyrtarët perëndimorë paralajmërojnë se forcat e Putinit po “shtrëngojnë lakun” rreth kryeqytetit ukrainas.

Megjithëse një autokolonë masive rus që shtrihet 40 milje në veri të kryeqytetit po i ngjan shpejt një bllokimi trafiku, zyrtarët perëndimorë kanë frikë se plani i dyshuar i Moskës për të pushtuar qytetin dhe për të rrëzuar presidentin ukrainas, definitivisht nuk ka përfunduar.

Pamjet e reja dramatike nga mëngjesi i së mërkurës tregojnë tanke të dyshuara ‘paqeruajtëse’ të Kremlinit që kalojnë nëpër qytetin e Irpin, i cili ka qenë nën një breshëri të vazhdueshme të granatimeve ruse për disa ditë, vetëm 13 milje nga qendra e Kievit.

Ushtria e Ukrainës paralajmëroi të mërkurën se Rusia “nuk po heq dorë nga planet e saj për të rrethuar” Kievin dhe se “forcat e saj të mbrojtjes po zmbrapsin dhe frenojnë” ofensivën “në të gjitha drejtimet”.

Kriza në Ukrainë ka të ngjarë të përkeqësohet pasi forcat ruse përdorin sulme gjithnjë e më brutale dhe pa dallim ndaj zonave civile në përgjigje të rezistencës më të fortë se sa pritej. Të mërkurën, një sulm ajror i dyshuar rus bombardoi një spital për fëmijë në Mariupol në jug, duke plagosur të paktën 17 persona. Punëtorët e morgut u fotografuan duke i vendosur kufomat në çanta trupash, duke i çuar në periferi të qytetit port të rrethuar dhe më pas duke i hedhur në varre masive.

Drejtori i CIA-s, William Burns, tha të martën se humbjet ruse kanë qenë “shumë më të mëdha” se sa priste Moska, duke shkaktuar frikë se gjeneralët e Putinit do të rrisin “luftën e tyre të terrorit” ndaj civilëve të pafajshëm dhe do të godasin objektiva të mëtejshme joushtarake.

S'KA KOMENTE