Prej disa ditësh, niveli i ujit në këtë zonë është larguar ndjeshëm
Sipas banoreve, vetëm në 4-5 vitet e fundit, deti ka pësuar një tërheqje deri në 500 metra dhe ditët e fundit deri në 40 cm….
Sot, largësia e shtëpive të dikurshme të pushimit nga deti shkon deri në 1 km…
Fotjon Prençe, shef monitorimi i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Fier thotë se niveli i ujit përveç detit është ulur ndjeshëm dhe në lagunën e Karavastasë, e cila është në pikën më të ulët historike. Në lagunë ky fenomen dëmton botën nënujore.
“Tërheqja e detit ka filluar rreth viteve 2000 e deri tani deti është larguar rreth 500 metër”, thotë një peshkatar.
Peshkatarët e zonës të mësuar me largimin e detit thonë se këtë vit vështirë se uji të rikthehet më.Nje fenomen i tille ka ndodhur edhe ne Shengjin dhe ne Vlore. Ekspertet kane ndare opinionet e tyre ne lidhje me kete fenomen duke shpjeguar me gravitetin e Henes