Bujqësia “u shit” lirë tek të huajt – Shqiptarët paguan 37 lekë...

Bujqësia “u shit” lirë tek të huajt – Shqiptarët paguan 37 lekë më shumë për çdo kg të importuar

50
SHPËRNDAJE
spraying a field

Pavarësisht se edhe bujqësia ka qenë një ndër sektorët e prekur nga kriza e rritjes së çmimeve, kjo nuk ka sjellë pasoja tek eksportet bujqësore. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, përgjatë përgjatë periudhës Janar-Gusht 2022, eksportet në buqësi janë rritur edhe në sasi dhe në vlerë krahasimisht më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu në 8 muaj janë eksportuar 332 mijë ton produkte, me një rritje prej 50 mijë ton në krahasim me një vit më parë. Vlera e eksporteve  regjistruar në 37.5 miliardë lekë apo 320 milionë euro, me rritje prej 58 milionë eurosh apo 22.1 për qind.  Por e kundërta ka ndodhur me importet bujqësore përgjatë kësaj periudhe, ku janë importuar afro 802 mijë ton produkte, me rënie në afro 66 mijë ton krahasuar me një vit më parë.

Por pavarësisht se sasia e importuar ka rënë, vlera me të cilat janë blerë këto produkte është rritur me 21.4 miliardë lekë apo 182 milionë euro në krahasim me 8 mujorin e vitit që lam pas.

Në total vlera e importeve arrin në 133.6 miliardë lekë mbi 1.1 mialidrë euro. SCAN TV ka përpunuar të dhënat e doganave, ku rezulton se vlera e shtuar me të cilat janë tregtuar produktet shqiptare gjatë kësaj periudhe është vetëm 2.4 lekë më shumë për kilogram, duke mos reflektuar nivelin e inflacionit në tërësiu,  ndërkohë që importet janë blerë 37.3 lekë më shumë/kg. E thënë ndryshe, çdo produkt i ardhur nga jashtë dhe i blerë nga konsumatori shqiptar, ka kushtuar mesatarisht 37.3 lekë.

/ SCAN/

S'KA KOMENTE