Breshëri kallashnikovi ndaj grekut, plagoset dhe vajza e tij teksa festonin Pashkët

Breshëri kallashnikovi ndaj grekut, plagoset dhe vajza e tij teksa festonin Pashkët

3324
SHPËRNDAJE

Një breshëri e gjatë kallashnikovi nuk i dha asnjë shans bosit të jetës së natës në Greqi, Giannis Skaftouros. Mediat greke bëjnë me dije se ai u ekzekutua mesditën e sotme pranë banesës së tij në Skourta të Athinës, ndërsa plagë ka marrë edhe vajza e tij.

55-vjeçari ishte bashkë me të afërm të tij në pjesën e gjelbëruar të shtëpisë duke festuar pas Pashkëve ku persona ende të panjohur qëlluan me breshëri automatiku, ku të paktën një plumb kapi edhe vajzën e tij 22-vjeçare. Ajo ndodhet në spital për mjekim, kurse i ati 55 vjeç nuk pati asnjë shans te mbijetoje.

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë kërkimi në zonën përreth dhe Athinë, ku krahas makinave janë futur në funksion edhe helikopterët.

Giannis Skaftouros njihej si bosi i jetës së natës në Greqi. Në vitin 2018 ai është sulmuar me thikë nga disa shqiptarë në burgun e Koridalos ku edhe mori plagë të rënda. Dyshohet se ai sulm u planifikua dhe zhvillua nga pjestarët e “Mafias së Burgjeve” të përbërë nga shqiptarë, me qendër Korydalon sipas mediave greke.

S'KA KOMENTE