Breshëri dëmton serat, agrumet dhe ullinjtë në Lushnje, fermerët apel shtetit për...

Breshëri dëmton serat, agrumet dhe ullinjtë në Lushnje, fermerët apel shtetit për ndihmë

297
SHPËRNDAJE

Ka mjaftuar rreth 40 minuta breshër i furishëm për të shkaktuar dëme të mëdha në njësinë administrative Hysgjokaj në Lushnje, me se shumti në zonën e Darsise. Sipas banorëve, një breshër i përmasave të tilla nuk ishte pare asnjëherë ndërsa theksojne se dëme jane shkaktuar në mbulesat e serave , agrume dhe ullinj.

Sipas fermerëve të dëmtuar demi është tepër i madh dhe si te mos mjaftonte kjo, ata ankohen se janë lënë në harresë edhe nga pushteti vendor.

“Nga shteti nuk na ka ardhur asnjë. Aq keq është problemi këtu sa nuk dimë ca të themi. Prodhimi me cmimet që janë 3 milion lekë, qeset shkojnë 2 milionë lekë. Ishalla vë dorën shteti.  

Dëmi mund të jetë te 1 milion e gjysëm por bashkë me prodhimin brenda shkon deri në 6 milion. Duam ndonjë ndihmë nga shteti, të mos ngelim në fund fare”– janë shprehur fermerët.

Përballë kësaj situate ata apelojne njezeri per ndihme nga shteti .

S'KA KOMENTE