Braçe ironizon rihapjen e basteve:“Nga ‘Fundi i Marrëzisë’ te ‘Marrëzia pa fund’”

Braçe ironizon rihapjen e basteve:“Nga ‘Fundi i Marrëzisë’ te ‘Marrëzia pa fund’”

181
SHPËRNDAJE

Dakordësia që shprehu kryeministri Edi Rama me kërkesën e federatave për të rikthyer në mënyrë të legalizuar dhe formalizuar bastet sportive në vend, duket se nuk merr miratimin nga radhët e Partisë Socialiste.

Është deputeti Erion Braçe ai që me një postim në Twitter, shprehet se po kalojmë nga nga “Fundi i Marrëzisë” te “Marrëzia pa Fund”, duke ironizuar me emrin e aksionit të 2018-ës, që mbylli përfundimisht pikat e basteve në vend.

“NGA “FUNDI I MARREZISE” TEK “MARREZIA PA FUND”; të njëjtët njerëz- te njëjtët udhëheqës, te njëjtët vendimmarrës; Por edhe te njëjtët palaço qe kane marre peng sportin, flasin ne emër te sportit dhe përdorin sportin për BASTET E TYRE!”, shkruan Braçe në Twitter.

S'KA KOMENTE