Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja sa do të shiten...

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta, benzina e gazi

1179
SHPËRNDAJE

Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të vendosura për karburantet nga sot deri në mbledhjen e ardhshme. Ka një rënie të lehtë të çmimit të naftës dhe gazit.

Bordi i Transparencës në datë 7 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:


✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 215 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

S'KA KOMENTE