“Blindohet”Gjykata Fier, sot shqyrtimi i ceshtjes penale te autorit te vrasjes se...

“Blindohet”Gjykata Fier, sot shqyrtimi i ceshtjes penale te autorit te vrasjes se 8 vjecarit ne Grecalli

4667
SHPËRNDAJE

Masa te forta sigurie me forca te shtuara te policise jane vendosur perreth gjykates se rrethit gjyqesor Fier ne pritje te zhvillimit te seances gjyqesore ndaj Klodian Calamanit autorit te vrasjes makabre te 8 vjecarit Mateo Vasiu ndodhur ne 16 nentor te vitit 2021 ne Grecalli . Masat e sigurise jane marre pas incidentit qe ndodhi nje vit me pare kur familjaret e 8 vjecarit kerkonin drejtesi para dyerve te gjykates. I pandehuri Klodian Calamani nuk eshte paraqitur ne seancen gjyqesore por eshte perfaqesuar nga avokati Denid Hajderaj nderkohe edhe familjaret e viktimes jane perfaqesuar nga avokatja Rozeta Plaku

Sot në gjykatën e Fierit me gjykatese Erlanda Agaj dhe prokurore Suela Beluli ,do te shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Fier me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të personit nën hetim Klodian Çalamani, i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjecari Mateo Vasiu.

Në 15 qershor Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, përfundon hetimet dhe dërgoi për gjykim të pandehurin Klodian Çalamani i akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga nenet 100/2 dhe 79 gërma “a” të K.Penal.

Nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se në datën 16.11.2021 babai i Mateo Vasiut, ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij.

Menjëherë pasi është marrë kallzimi penal Nr.1262, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori.

Është bërë identifikimi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari Klodian Çalamani banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100m larg banesës së të miturit.

Gjatë kontrollit të banesës është dalluar një pjesë toke e punuar ku pas gërmimit u gjet trupi pa jetë i viktimës. Në këto kushte, është bërë prangosja dhe shoqërimi i të dyshuarit Klodian Çalamani.

Në analizë të të gjitha provave të grumbulluara, rezulton e provuar se i pandehuri, para se të kryente veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga neni 79 germa “a”, ka konsumuar fillimisht veprën penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë, të parashikuar nga neni 100/2 i K.Penal.

Pas kryerjes së aktit homoseksual me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen me sende të forta kazëm e lopata.

S'KA KOMENTE