Tensione të shumta u shënuan ditën e djeshme në rrugët e kryeqytetit. Tifozët e Feyenoord dhe Romës u përleshën me policinë dhunshëm, teksa pati dëme materiale dhe disa efektivë mbetën të plagosur.
Pritet që trazirat të shtohen ditën e sotme dhe për këtë Tirana është blinduar me furgonë policie në çdo cep. Mjetet e FNSH janë pozicionuar tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa qarkullimi është paralizuar.