Bie vlera e euros,pse po nënçmohen valutat e huaja në raport me...

Bie vlera e euros,pse po nënçmohen valutat e huaja në raport me monedhën shqiptare?

284
SHPËRNDAJE

Referuar të dhënave të Bankë së Shqipërisë, monedha europiane ndodhet në nivelin e 114.16 lekë. Kjo tendencë rënëse po e shoqëron euron përgjatë muajve të parë të 2023, ku vlen të thuhet se ndër faktorët përcaktues kanë rezultuar inflacioni i importuar dhe tregtia.

Sipas ekspertit  Azmi Stringës, luhatjet e euros dhe rënia në këto nivele janë tregues të një marrëdhënie të ngushtë mes kursit të këmbimit dhe financave shqiptare

Nga ana tjetër, Stringa vlerëson se iniciativat e mëhershme të qeverisë shqiptare dhe FMN për euroizimin e ekonomisë nuk i kanë dhënë plotësisht efektet e pritura.

Për ekspertin, qytetarët shqiptarë pavarësisht zhvlerësimit të monedhës euro, vazhdojnë ta mbajnë atë si alternativë në portofolat e tyre.

S'KA KOMENTE