Fund tragjik ka rezultuar ai për një 51-vjeçar nga Kurbini, i cili ka rënë në një kanal vaditës dhe për pasojë ka humbur jetën.
Mesohet se ngjarja ndodhi në fshatin Shullaz të Kurbinit.
51-vjeçari dyshohet se ka pësuar atak kardiak dhe për pasojë ka rënë në kanal, ku edhe ka humbur jetën. Aktualisht policia po heton për dokumentimin e plot të ngjarjes.