Berisha:“Skafi i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik...

Berisha:“Skafi i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge!”

138
SHPËRNDAJE

POSTIMI I PLOTË
Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge!
🔴 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje Doktor !
Uroj të jeni mirë me shëndet familjarisht.
Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy motorra të fuqishëm që aksidentoi 7-vjeçaren në Potam: Motogomonja (Skafi) me dy motorra i përket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi për Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himarë…!

Motogomonja (Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke transportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është tërhequr nga Deti dhe është dërguar me një automjet të mbyllur në një servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj. Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshëm) dhe jo mjet lundrimi për shërbime turistike…!
Faleminderit.

foto galeri

S'KA KOMENTE