Ish kryeministri, Sali Berisha ka zbuluar për herë të parë, se kryetari i PD, Lulzim Basha kishte hapur fjalë se kishte një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama sa i përket përcaktimit të kryeministrit dhe presidentit të ardhshëm.
Sipas Berishës, tashmë mes Ramës dhe Bashës, kishte një marrëveshje ku kryetari i PD do të bëhej presidenti i ardhshëm i vendit.
Ish kryeministri Sali Berisha: Rama rrëmbeu zgjedhjet, tani do rrëmbejë postin e presidentit për Lul Bravën. Mbaruan zgjedhjet, ikën zgjedhjet, u vodhën, tani donte të merrte Presidencën. Është pyetur edhe Sali Berisha për këtë, si e vlerëson. Më kanë pyetur njerëz të rëndësishëm, zëra ndërkombëtarë. Jam përpjekur të shpjegoj se çfarë pasojash do kishte kjo. E gjitha kjo bëhej, që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Sigurisht që zëri im ishte i fuqishëm kundër tij. Lul Brava hapi fjalë, që është krejtësisht e paimagjinueshme, se Rama do bëhet president e unë kryeministër, fantazira. Qëllimi i vërtetë ka qenë emërimi i Lul Bravës. Dhe Ramës i leverdiste kjo gjë.