Berisha thirrje në Kuvend: Të përgatitemi për protestat më të fuqishme që...

Berisha thirrje në Kuvend: Të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur ky vend

48
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të përgatiten për protestat më të mëdha në vend.

Ai në Kuvend duke u bërë thirrje qytetarëve tha se vetëm me protesta mund të “shpartallohet vello e vjedhjes dhe korrupsionit”.

“U bëj thirrje qytetarëve të përgatitemi për protestat më të mëdha për të shpartalluar këtë vello të zezë vjedhje korrupsioni që po hidhet mbi ju. Përpjekje për të mbuluar këtë aferë më të madhe të zbuluar deri më tani. Që është 1 e 10 e aferës së asaj të portit të Durrësit. Edi Rama kësaj here në bashkëpunim me Lulzim Bravën kanë shtrydhur shqiptarët.

U bëj thirrje të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi juaj. Se vetëm kjo do jetë shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët” tha Berisha ndër të tjera.

S'KA KOMENTE