Berisha shtyu me duar Alibeajn, ndërpritet seanca plenare

Berisha shtyu me duar Alibeajn, ndërpritet seanca plenare

167
SHPËRNDAJE

Ndërpritet seanca plenare për 5 minuta pas incidentit që ndodhi mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt.

Ish-kryeministri shtyu në foltore, duke mos e lejuar të flasë kryetarin e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn.

Kreu i grupit socialist Taulant Balla u shpreh se ajo që ndodhi sot në Kuvend është një turp i madh duke kërkuar 5 minuta pushim deri në sqarimin e situatës.

Balla: Ajo që ndodhi këtu në sytë e publikut është një turp i madh. 

Më fal kjo ka ndodhur dikur kur ky zotëri ishte kryeministër dhe një përfaqësues i PS po filste dhe me harbutërinë që kishte bëri atë gjest, por zonja kryetare kur në këtë sallë një deputeti i jepet fjala, ta marrë. 

Kërkoj 5 minuta pushim sepse në emër të rregullores. U tërhoq vetë ai për ti dhënë fjalën Mediut.

S'KA KOMENTE