Berisha : Rama po hetohet nga FBI në rastin e ish-agjentit McGonigal

Berisha : Rama po hetohet nga FBI në rastin e ish-agjentit McGonigal

20
SHPËRNDAJE

Ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar, në konferencën me mediat, Sali Berisha dha detaje mbi dosjen sipas të cilit, po hetohet kreu i qeverisë shqiptare.

Gjykatësi vendos të mblidhen regjistrime të lidhura sa më poshtë:

Cdo regjistrim, material document (është mandate gjykate), për cështjen Charles Mc Gonigal i cili hetohej nga FBI. Ish anëtar i komisionit Myler, u caktua si prokuror i pavarur për hetimin e lidhjeve Trump me rusët. Gonigal hetohej vetë për lidhje me rusët. Gjykatësi urdhëron regjistrimet materialet në posedim që dokumentojnë cdo komunik personal, përfshi sms, e mail, aplikacione në mesazhet e kodifikuara, letra shënime mes Carls Mek Gonigal për cështjet:
Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe cdo person përfshi kryeministrin Edi Rama. Vijon me të tjerat pastaj dhe kthehet te Shqipëria përsëri, cdo udhëtim i kryer i Charles Mc Gonigal në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi..

Pagesa dhurata të dhëna Charles Mc Gonigal nga Dorian Duçka, këshilltar i Edi Ramës, ose personi tjetër të lidhur me qeverinë e Shqipërisë e Republika të tjera. Vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri.

Pra, dikush ishte i autorizuar të hetonte të gjitha mesazhet, pagesat emailet sepse në emailin zyrtar të Carls Mek Gonigal gjendet një e mail privat I Edi Ramës. I detyruar nga kodi i tyre, i kërkonte t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni. Por FBI e ndalon kategorikisht këtë gjë. Charles Mc Gonigal erdhi në Shqipëri, regjistroi kompaninë e tij të biznesit. Por ka edhe cështje të tjera. Sinaloah është organizata numër një në botë që ndiqet për drogën dhe lidhja është direkt në zyrën e Ramës.

S'KA KOMENTE