Berisha: “Protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile”/Jemi në kushtet e një...

Berisha: “Protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile”/Jemi në kushtet e një monizmi të plotë

59
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së ka folur për aksionin opozitar, teksa PS e ka të gjithë pushtetin.

I pyetur për një skenar tjetër nëse protestat e paralajmëruara nuk sjellin reflektim, Berisha tha se jemi në kushtet e një monizmi të plotë, nga i cili do dalim pavarësisht nga çmimi.

“Skenari është protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile. Ne e kemi shpallur Edi Ramën një armik të lirisë së shqiptarëve. Nuk lëvizim nga ky pozicion sepse Edi Rama i ka grabitur votën qyt shqiptarë dhe në bazë të votës së grabitur ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe institucionet kushtetuese. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ai nuk mund të pranohet. Jemi në kushtet e një monizmi të plotë, nga i cili do dalim pavarësisht nga çmimi”, deklaroi Berisha.

“Edi Rama po zbraz digat, po asgjëson kaskadën në mënyrë që t’u thotë shqiptarëve se tani koston e prodhimit nuk e kam 09 lekë, por koston e kam 390 lekë dhe unë do rris çmimin, por e garantoj që Shqipëria do derdhet e tëra në rrugë dhe do i japë atë që meriton. Ai po zbraz digat në mënyrë që të deklarojë se i vetmi burim për ne janë ata gjeneratorë se gjeneratorë të mëdhenj janë, ata shpenzojnë shumë më tepër se një TEC. Ata e squfurojnë Vlorën. Këtë që mendon t’i bëjë Vlorës, Vlora nuk do e kapërdijë kurrë. Ndaj dhe unë jam sot këtu për t’i dalë përpara kësaj gjëje”, deklaroi ai.

S'KA KOMENTE