Berisha prezanton kandidatin për Mallakastrën dhe sulmon Kapllanaj

Berisha prezanton kandidatin për Mallakastrën dhe sulmon Kapllanaj

455
SHPËRNDAJE

Ndërsa prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Mallakastër, Sali Berisha sulmoi Agron Kapllanajn, kandidatin e Alibeaj për këtë bashki.Duke i kujtuar tenderat e marra nga qeveria, Berisha tha se Kapllanaj e ka të humbur betejën.

Berisha: I them dy fjalë Kapllan pallatit. E para Kapllan po të ishe burrë dhe po të ndjeheshe i njëjtë me këta burra dhe gra që janë këtu dhe të tjerë vije dhe hyje në primare, asnjeri nuk e pengoi.Ka marrë fund, kurrë më kryetari i partisë dhe kryesia nuk do u caktojnë ju as deputetin, as kryetarin e partisë, as kryetarin e bashkisë. PD ka bërë gabime por merita e saj është se njeh gabimet dhe i korrigjon.

Ti Kapllan nuk erdhe, nuk të pengoi Sali Berisha por pallati. Kur ti demokrat, vjen dhe merr tenderat në pallate që ua prishin me buldozer qytetarëve, i nxjerrin si banda nga shtëpitë e tyre Erion Veliaj me shokë ti bëhesh me ta, nuk ke punë me demokratët. Ke 97 tendera nga qeveria,

kjo qeveri nuk jep tender kurrë pa ryshfet, shko më mirë rri me ta dhe mos hajde këtu me kërku votë.

Ti hajde por demokratë, socialistë, indiferentë dhe pa parti do të japin atë që meriton. Kandidati i tyre është Resmi Shano. Je kandidat i Lulzim Bravës dhe Ali Bashës që kanë thyer çdo rekord vetëposhtërimi në politikë sot. Nuk kanë asgjë të përbashkët me askënd, janë një sekt sikur të kishin lindur në Rilindjen e Edi Ramës. Të bashkohemi të sigurt në një fitore të shkëlqyer.

S'KA KOMENTE