Berisha njofton protestën tjetër, të gjithë para Parlamentit të hënën

Berisha njofton protestën tjetër, të gjithë para Parlamentit të hënën

87
SHPËRNDAJE

“Revolucioni na fton të gjithë para parlamentit të hënë”, tha Berisha

Ka zgjatur më pak se dy orë protesta e thirrur nga Sali Berisha në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërsa mbylli fjalën e tij në podium ku njoftoi protestën e radhës ditën e hënë para parlamentit, protestuesit kanë nisur të hedhin shashka e tymyese drejt kryeministrisë

Ish-kryeministri njoftoi protestën pas arrestimit të ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, ndërsa demokratët akuzuan kreun e qeverisë si të përfshirë në afera korruptive me të për asgjësimin e opozitës. Protestës pritet t’i bashkohet edhe aleati i Sali Berishës në opozitës Ilir Meta, i cili pas fotos së publikuar në media ku shfaqej me personin A në dosje, Agron Nezën, vendosi të ndërrojë tezat për protestën.

Sakaq, policia e Tiranës ka përcaktuar planin e masave për protestën e thirrur sot nga opozita, në orën 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Rreth 1 mijë efektivë policie, forca të rendit, FNSH-së dhe RENEA do të jenë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e tubimit.

S'KA KOMENTE