Berisha nga Elbasani:“Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë...

Berisha nga Elbasani:“Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë për ngadhënjimin e saj

30
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha është përgjigjur sot nga Elbasani për deklaratat e ardhura nga selia blu për largimin e tij dhe të Lulzim Bashës. I pyetur nëse do sakrifikohej për ideal të PD-së, Berisha tha se ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë.

“Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë për ngadhënjimin e saj. Mesazhi më i mirë është bashkimi i demokratëve dhe idealeve të tyre të lirisë.

S’po mbroj asgjë tjetër përveç votës së lirë. E vërteta është që ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë”, deklaroi Berisha.

S'KA KOMENTE