Berisha ne FIER krahason Edi Ramën me diktatorin Hoxha: Përdori varfërinë për...

Berisha ne FIER krahason Edi Ramën me diktatorin Hoxha: Përdori varfërinë për t’u ulur kokën njerëzve

100
SHPËRNDAJE

Duke folur para mbështetësve të tij në Fier, Sali Berisha ka krahasuar Edi Ramën me Enver Hoxhën, duke thënë se të dy kanë përdorur varfërinë për të ulur kokën e popullit.

“Enver Hoxha përdori varfërinë për tu ul kokën njerëzve. Po ky çfarë bën? Sot ata që marrin rrogë të mesme dhe të ulët, marrin 15% më pak se në 2013, por pse? Sepse ushqimet janë rritur mbi 100% nga 2014 deri sot, me statistika të Ramës dhe se këto familje shpenzojnë 50 deri 60 % të të ardhurave për ushqime.

Varfëroi më shumë se ose heshtin ose ikin, kjo është politika, unë po ndalem dhe po them a ka një përputhje mes faktorit alabanofob të huaj dhe këtij vendas? Pse more zotëri nuk rrit rrogat 9 vite, u dyfishuan në 2005-2013, por rritja a e rrogave duhet të jetë qëllim kryesor i qeverisë.

Kjo na çon drejt topitjes kombëtare. Nuk e shpëtojmë vetëm ne demokratët por të gjithë demokratët”, tha Berisha.

S'KA KOMENTE