Berisha kunder amnistise fiskale,do legalizojnë paratë e krimit, godet sigurinë në vend

Berisha kunder amnistise fiskale,do legalizojnë paratë e krimit, godet sigurinë në vend

24
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pozicionuar sërish kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale.

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Berisha theksoi se amnistia bëhet me qëllim që të legalizohen paratë e drogës dhe krimit

Berisha: Duke përshëndetur të gjitha reagimet brenda vendit dhe të huaja të bëra kundër këtij akti, paralajmëroj Qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, është një goditje shumë e rëndë për reputacionin e vendit, rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Në qoftë se siç ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën e ndershme shtesë që mund të bëjë, qoftë edhe i paregjistruar, të mund të sigurisë 2 milionë euro kursime. Kjo ka vetëm një synim, që cunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.

S'KA KOMENTE