Berisha fton Ramën në debat publik

Berisha fton Ramën në debat publik

17
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Berisha ftoi Edi Ramën në një debat publik pas deklaratave të këtij të fundit se SPAK duhet ta hetojë për ato çka ka thënë Departamenti i Shtetit.

Gjatë një conference për shtyp Berisha tha se “E ftoj në një debat public para jush. Të dalë, tia themi në sy të gjitha njeri-tjetrit. Le ti marrë me mijëra vendime që kam firmosur dhe të vijë. Tua nxjerrë shqiptarëve ashtu siç dilte në plazh, jo fizikisht, por moralisht. Se jetën private e dini ju, e kam ligj”.

Sipas tij “Le të nxjerrë një tender të vetëm të një kompanie ku jo fëmijët e mi se ai është superskandal, por edhe sikur të jenë nënkontraktorë të atij tjetrit, kurrë. Ju e dini si qarkullon emri i Olsit aferë pas afere. Kudo është Rama, nuk është Olsi. Olsi i pastron ato para me sportin”.

S'KA KOMENTE