Berisha akuza ndaj ish krybashkiakut te Mallakastres

Berisha akuza ndaj ish krybashkiakut te Mallakastres

791
SHPËRNDAJE

Sali Berisha ka mbledhur në selinë blu të gjithë kryetarët e degëve të PD-së, me të cilët pritet që të diskutojnë për aksionin opozitar që do të ndiqet në muajt në vijim. Berisha tha se një prej vështirësive më të mëdha që përballet sot PD, është apatia ku e ka lënë drejtimi i deri djeshëm i Lulzim Bashës.

Kryedemokrati hodhi akuza për tendera të dyshimtë të përfituar nga qeveria, prej mbështetësve të Bashës, siç është dhe rasti i Agron Kapllanajt në Mallakastër.

“Së bashku do të përcaktojmë sot të gjithë aktivitetin që do të ndërmarrin, për ta shndërruar PD një force politike në veprim. Unë e kam theksuar dhe e theksoj, se për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar, e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës.

Unë mund tiu jap sot një shembull, aktualisht një prej mbështetësve më të mëdhenj të Bashës, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, ka fituar 97 tendera nga qeverisja lokale dhe vendore, ndaj dhe bilbilon Enkelejdi siç thotë Rama. Për të mos thënë për takime të tjera madhore të Bashës dhe të ndonjë tjetri.

Ata presin prej nesh, revolta zjen te të gjithë qytetarët. Për shkak të kësaj apatie, frika është e përhapur thellë, është në detyrimin tonë që… sot nuk mund tëketë mësues të kënaqur, kur prej 9 vitesh nuk shohin asnjë përmirësim të gjendjes së tyre personale, familjare, apo familjeve të nxënësve.

Shohin vetëm mospërfillje, përçmimim, po kaq e vërtetë është me mjekët, që ikin masivisht, për shkak të mospërfilljes nga ky regjim. Detyra jonë është që të bëjmë gjithçka që ti tërheqim në aksionin tonë, për të identifikuar çdo organizatë, grup interesi, idivid me influencë, çdo aleat”, tha Berisha.

S'KA KOMENTE