“Benz-i” përplas 12-vjeçaren , arrestohet shoferi

“Benz-i” përplas 12-vjeçaren , arrestohet shoferi

848
SHPËRNDAJE

Një aksident raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Himarë. Në një njoftim paraprak, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Potam.

Mëoshet se rreth orës E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një vajzë 12 vjeçe. E mitura ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i policisë

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE