Bashkia Fier ben njoftimin per drejtuesit e automjeteve, neser dita pa makina,...

Bashkia Fier ben njoftimin per drejtuesit e automjeteve, neser dita pa makina, ja rruget qe bllokohen

963
SHPËRNDAJE

Bashkia Fier njofton te gjithe perdoruesit e automjeteve se ne diten e neserme do te jete dita pa makina .

Njoftimi

Duke ju kujtuar se nesër është një ditë pa makina ju uroj mbrëmje të këndshme miq!

Mos harroni!

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit).

Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;
• Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar këtë kufizim dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të shfrytëzojnë qetësisht ambientet publike të qytetit, njëkohësisht të përmbushin detyrimet dhe nevojat e tyre.
Në emër të jetës, shëndetit, mirëqenies!

S'KA KOMENTE