Basha thirrje SPAK per arrestimin e pergjegjesit te aferes se inceneratoreve

Basha thirrje SPAK per arrestimin e pergjegjesit te aferes se inceneratoreve

48
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i bëri thirrje SPAK që të arrestojë përgjegjësit e aferës së inceneratorëve. Gjatë fjalës së tij, Basha pohoi se Rama ka bërë gati kurbanin e radhës. 

“Brenda ditës kanë hapur procedura, kanë lidhur kontratën apo kanë marrë mendimin e 3-4 institucioneve. Të gjitha brenda ditës. A ka shqiptarë që të besojnë se kjo mund të ndodhë pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës. Ndaj donte që Komisioni të përfundonte pa dëshminë, dhe pa dëshminë e tij. Kontrata ishte 21.6 euro. Kam një thirrje për SPAK. Puna e nisur në këtë drejtim është përshëndetur ditën e parë, por qartësisht e pamjaftueshme. Duke shprehur mbështetjen plotë të PD, opozitës, timen, ju kërkoj që të veproni pa humbur kohë për të ndaluar vazhdimin e grabitjes së parave të shqiptarëve. Vazhdimi i pagesave për këto skena krimi, është krim më vete. Pa pikë diskutimi, SPAK duhet të përdorë instrumentet e tij, në mënyrë që mos t’u paguajë asgjë këtyre grupeve kriminale. Është një grup kriminal, me një kokë. I kërkoj arrestimin e përgjegjëseve. Nuk mjafton arrestimi i bishtit, apo shpallja në kërkime të Stela Gugalljat. SPAK mos të presë që të shkarkojë shkarkimin e ministrit, dhe më pas ta arrestojë. Edi Rama ka bërë gati kurbanin e radhës për këtë aferë, me shpresën që të shpëtojë vetë. Por s’ka shqiptar që nuk e di që një skeme e tillë korruptive, nuk bëhej pa miratimin e Edi Ramës. Por nuk ka shqiptarë me dy pare mend, që kjo aferë nuk mund të zbatohej pa miratimin e Ramës.”, tha Basha.

S'KA KOMENTE