Basha thirrje qeverisë:Te ulet TVSH për ushqimet e shportës dhe heqjen e...

Basha thirrje qeverisë:Te ulet TVSH për ushqimet e shportës dhe heqjen e taksës mbi karburantin

25
SHPËRNDAJE

Lulzim Basha në deklaratë për mediat:

“Gjendja ekonomike e shqiptarëve, edhe përpara zhvillimeve të fundit është e qartë për të gjithë. Sipas të dhënave, më shumë se gjysma e popullsisë ne vend sot e kanë të vështirë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre. Në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve, ndodhemi përballë kërcënimit që vështirësitë në të cilën familjet shqiptare ndodhen, të thellohen edhe më shumë. Prandaj është parësore dhe duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore dhe të karburanteve, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. 

Rritja e mëtejshme e çmimit të karburanteve, që prej kohësh është bërë i papërballueshëm, do të ketë po ashtu pasoja të menjëhershme te cdo familje dhe sipermarrës. Prandaj duhet menjehere marrja e masave për të lehtësuar kostot shtesë. Për këtë arsye i bëj thirrje qeverisë të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:  Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe heqjen e menjëhershme të taksës Rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër. Ndonëse kjo situatë vjen prej zhvillimeve jashtë vendit,  është detyrë e  menjëhershme e qeverisë të marrë masa, dhe të bëjë transparencë duke informuar qytetarët, pa asnjë vonesë, sepse  ndërkohë mediat kanë nisur të raportojnë blerjet masive të produkteve bazë nga qytetarët. Paniku nuk ndihmon në këtë situatë, e vështirëson atë. Prandaj duhet menjëherë, veprim, transparencë dhe informacion nga qeveria” – tha Basha.

S'KA KOMENTE