Balla:Amnistia Fiskale do të miratohet

Balla:Amnistia Fiskale do të miratohet

117
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka folur për mediat pas mbledhjes që u mbajt paraditen e sotme. Balla tha se u është kërkuar deputetëve prezencë e shtuar në territor.

Ndërkohë sa i takon Amnistisë Fiskale ai tha se do të miratohet brenda këtij sesioni, teksa e cilësoi si një nismë që i bën mirë ekonomisë dhe vendit.

Balla: Kemi bërë një analizë të punës së kuvendit përgjatë dy sesioneve të kësaj legjislature, analizë si në aspektin sasior, të ligjeve, vendimeve, seancave dëgjimore edhe në atë cilësor lidhur me performancën  e secilit deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Iu është kërkuar deputeteve prezencë më e shtuar në territor. Rama ka pasur një sërë kërkesash për të mirën e punës.

PS ka vetëm një aleat, janë njerëzit.

Votat për amnistinë fiskale se duhen 84 vota

Kuvendi i ka votat për të miratuar cdo ligj, unë nuk mendoj që është korrekte që të shprehem sot se deputetet e opozitës nuk e kanë lexuar ligjin për amnistinë fiskale. Ligji i bën mirë ekonomisë së vendit. Mos u nxitoni se nuk janë votat. Ligji për amninistinë nuk bëhet me procedur të përshpejtuar. E rëndësishme që do të miratohet në këtë sesion.

S'KA KOMENTE