Balla thirrje gjithë fermerëve dhe blegtorëve që të vijojnë me aplikimet

Balla thirrje gjithë fermerëve dhe blegtorëve që të vijojnë me aplikimet

263
SHPËRNDAJE

Balla dhe Sefa inspektojnë mjediset e Agropika në Lushnje: Balla thirrje gjithë fermerëve dhe blegtorëve që të vijojnë me aplikimet

Menjëherë pas përfundimit të proçesit zgjedhor në Bashkinë Lushnje, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla bashkë me kryetaren e Bashkisë, Eriselda panë nga afër procesin e aplikimit të fermerëve në ‘Agropika’për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2022.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se në thirrjet e këtij viti do të mbështeten 13 masa në sektorë të ndryshëm, që nga blegtoria, bletaria, serra, peshkimi, bimët mjekësore aromatike etj.

Balla ju kërkoi të gjithë fermerëve dhe blegtorëve që të vijojnë me aplikimet, në mënyrë që të përfitojnë dhe çdo punonjës e ka për detyrë tju përgjigjet në sportelin e aplikimeve.

“Thirrja për aplikime do të qëndrojë e hapur deri më 25.03.2022 ndaj, nxitoni”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Agropika, Lushnje📍Vizita e parë pas përfundimit të zgjedhjeve, bashkë me Kryetaren Eriselda Sefa për të ndjekur dhe komunikuar mbi procesin e aplikimit të fermerëve për për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2022.

Në thirrjet e këtij viti do të mbështeten 13 masa në sektorë të ndryshëm, që nga blegtoria, bletaria, serra, peshkimi, bimët mjekësore aromatike etj.

Udhëzimi gjendet i publikuar online në faqen e AZHBR sipas link-ut të mëposhtëm, ku mund të informoheni më tepër mbi detajet dhe mënyrën e aplikimit

http://www.azhbr.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/Njoftim-Thirrje-per-Aplikime-ne-Skemen-Kombetare-2022.pdf

Thirrja për aplikime do të qëndrojë e hapur deri më 25.03.2022. Lutem nxitoni

S'KA KOMENTE