Balla takon Thaçin dhe Veselin në paraburgimin e Hagës për Ditën e...

Balla takon Thaçin dhe Veselin në paraburgimin e Hagës për Ditën e Çlirimit

17
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla zgjodhi të takojë për Ditën e Çlirimit Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në një prononcim për mediet Balla ka thënë se është krenar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa tha se sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, njësoj si ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë.

“U takova sot me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj. Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan”, tha Balla.

S'KA KOMENTE