Balla përshëndet miratimin e raportit të PE për Shqipërinë

Balla përshëndet miratimin e raportit të PE për Shqipërinë

22
SHPËRNDAJE

Balla përshëndet miratimin e raportin të PE për Shqipërinë: Me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare të BE do të dëshmojnë unitetin europian

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur miratimin nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime) të Raportit për Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se sapo ka falenderuar hartuesen e këtij raporti, anëtaren e Parlamentit Europian Isabel Santos, për arritjen e një konsensusi kaq të gjërë në votimin në Komitetin e Punëve të Jashtme.

Sipas Ballës, me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare të BE do të dëshmojnë unitetin evropian, duke pranuar rëndësinë e implikimeve gjeopolitike dhe përmbushjen e kritereve të zgjerimit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🇦🇱🇪🇺
Përshëndes miratimin nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime) të Raportit për Shqipërinë. Sapo kam falenderuar hartuesen e këtij raporti, anëtaren e Parlamentit Europian Isabel Santos, për arritjen e një konsensusi kaq të gjërë në votimin në Komitetin e Punëve të Jashtme.

Me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare të BE do të dëshmojnë unitetin evropian, duke pranuar rëndësinë e implikimeve gjeopolitike dhe përmbushjen e kritereve të zgjerimit.

Raporti vlerëson progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në vitin 2021, eurodeputetët anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme vlerësojnë orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj integrimit evropian dhe shprehin mbështetjen e tyre të qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE.

Parlamenti Europian “shpreh keqardhje për dështimin e hapjes së negociatat të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; thekson solidaritetin dhe simpatinë e tij të plotë me qytetarët e vendeve dhe e konsideron këtë dështim që minon qëndrimin e publikut ndaj BE-së, një rrezik serioz për politikën e zgjerimit në tërësi, duke dëmtuar reputacionin e BE-së si një partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik”.

Eurodeputetët shprehin keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin dhe simpatinë e plotë me qytetarët e këtyre vendeve. Ky dështim minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe është një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi, sipas raportit. Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.

Parlamenti Europian i kërkon “Këshillit të ruajë besueshmërinë e integrimit evropian duke hapur menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, siç rekomandohet vazhdimisht nga Komisioni, duke qenë se të dy vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme në të gjitha fushat themelore; u bën thirrje vendeve anëtare të dëshmojnë angazhim të plotë politik ndaj zgjerimit dhe t’i japin një shtysë të besueshme përpjekjeve reformuese të vendeve të tjera të zgjerimit duke hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

S'KA KOMENTE