Balla pas dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme: Shpresoj që SPAK t’i shkojë...

Balla pas dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme: Shpresoj që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje!

123
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku do të dëshmojë para prokurorëve. 

Mësohet se Balla u paraqit në SPAK sot rreth orës 9:45 minuta, për akuzat për çështjen e privatizimit të klubit “Partizani” teksa pas dëshmisë tha se shpreson që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje!

“Nesër do jem sërish në SPAK për padinë që kam bërë kundër Berishës për deklaratat e tij”, tha Balla.

Kujtojmë që ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme ishte Silva Bino.

S'KA KOMENTE