Balla nga Mbrostari, Fier: “Aleanca e Rublave Berisha-Meta do të vazhdojnë protestat...

Balla nga Mbrostari, Fier: “Aleanca e Rublave Berisha-Meta do të vazhdojnë protestat kundër drejtësisë për interesat e tyre personale

302
SHPËRNDAJE

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë Armando Subashi kanë zhvilluar sot një bashkëbisedim me banorë të Mbrostarit.

Në fjalën e tij Balla u shpreh se projektet e rëndësishme infrastrukturore në Bashkinë e Fierit do të vijojnë si dhe theksoi se mbështetja në bujqësi do të jetë fokusi kryesor pasi qarku Fier është një nga zonat më bujqësore.

“Në qytetin e Fierit është bërë shumë punë. Ne duam që njerëzit të na dëgjojnë për punën që bëjmë dhe veprat e mira që realizohen aty. Ne jemi në një fazë transformimi të Fierit, punët e mëdha po zhvillohen jo vetëm në qytetin e Fierit por në çdo njësi administrative, ku fokusi kryesor duhet të jetë mbështetja në bujqësi. Vitin 2022 ne e kemi përmbyllur me gati 550 mln dollarë eksporte bujqësore. Sot që flasim është 33 mld lekë buxheti i skemës për mbështetjen në bujqësi. Vjet patëm çmime të mira të disa prodhimeve të ndryshme bujqësore, por nga ana tjetër kishim edhe efektet e luftës që goditën çdo familje shqiptare për shkak të rritjes së çmimit të ushqimeve, të naftës, inputeve, plehrërave kimike, por përsëri kjo qeveri i’u gjend qytetarëve pranë që në fillim. A ishte e mjaftueshme, ndoshta jo, por aq mundësi kishim. Ne përsëri do të shpërndajmë ndihma për çdo pensionist, do të rritet paga minimale në ekonomi në mënyrë që të garantojmë që ata që preken më shumë nga efektet e krizës ata të paguhen më shumë.

Balla shprehet se “Aleanca e Rublave Berisha-Meta do të vazhdojnë protestat kundër drejtësisë për interesat e tyre personale. Por siç thotë populli “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”. Na duhet që të gjithë së bashku të vijojmë me punën dhe të realizojmë çdo premtim të dhënë qytetarëve”.

Gjithashtu Balla u shpreh se përsa i përket Këshillave Bashkiakë “Ne do të kemi përfaqësues shumë të mirë në Këshillin Bashkiak të Fierit në listën e Partisë Socialiste, sepse parlamenti vendor i Fierit duhet të jetë i mirë, ku bëhet transparencë, ku të hepet llogari para popullit për çdo investim të bërë në vend”.

S'KA KOMENTE