Balla nga Fieri: Garë e hapur ne PS dhe transparente, kandidaturat do...

Balla nga Fieri: Garë e hapur ne PS dhe transparente, kandidaturat do të vlerësohen në bazë të platformave

451
SHPËRNDAJE

Zgjedhja e drejtuesëve të rinj të Partisë Socialiste në nibel bashkie, Balla nga Fieri: Garë e hapur dhe transparente, kandidaturat do të vlerësohen në bazë të platformave.

Presidenti i ri, Balla: Nuk e kuptoj pse PD si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga procesi për të sjellë kandidatura

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen me Keshillat Socialist të Fierit ku në fokus ishte procesi i zgjedhjes së drejtuesëve të rinj.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, Balla ftoi këdo që ka dëshirën dhe vizionin për të drejtuar dhe energjizuar drejtimin e partisë sonë në nivel bashkie, të marrë pjesë në këtë proces. Dërgo aplikimin tënd fizikisht pranë selisë lokale të PS dhe në adresën: organizimi@ps.al

Sipas Ballës kjo është një garë kombëtare ku në 61 bashkitë e vendit ku synohet të zgjidhen 61 gra dhe burra që do të marin bashkëdretimin e strukturave të PS. Dëshira jonë është që në këtë process të përfshihen sa më shumë garues dhe siguroj këdo që kjo do të jetë një garë e drejtë. Kandidaturat do të vlerësohen në bazë të platformave që do të paraqesin. Ky process vijon me seriozitet dhe ne jemi të angazhuar në territor për ta ndjekur nga afër ecurinë.

Lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Balla tha: Konstatoj me keqardhje që nga ana e opozitës nuk ka një qasje për të marë përgjegjësinë për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Nuk e kuptoj pse PD si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura. Do të ishte jo produktive që të digjnim edhe raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit. Ne e respektojmë marrëveshjen që kemirënë dakord me grupin parlamentar të PD dhe grupet e tjera që dy raundet janë raunde që i takojnë propozimit për kandidat për president nga opozita. Nëse opozita dhe në raundin e tretë opozita nuk vendos që të marë pjesë në proces, natyrshëm që në raundin e 4 do të zgjidhet presidenti apo presidentja e re e republikës.

S'KA KOMENTE