Balla në fermën blegtorale “Fshatçe” në Fier: Model cilësor i sipërmarrjes në fushën e blegtorisë
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla dhe kryebashkiaku Armando Subashi, zhvilluan një vizitë në fermën blegtorale të lopëve “Fshatçe” të vëllezërve Lalaj në Libofshë, të cilët falë punës së tyre të palodhur kanë ndërtuar një model cilësor të sipërmarrjes në fushën e blegtorisë.
Në fjalën e tij Balla tha se skema kombëtare e cila pritet të miratohet nga qeveria i ka përfshirë përsëri por duhet të mendojmë diçka tjetër, shtimin e numrit të krerëve, qoftë të të imtave, qoftë të gjedhëve duhet të jetë objektiv, tha Balla.
Në fermën blegtorale “Fshatçe” janë mbi 900 krerë lopë qumështi me prodhimtari rreth 420 mijë litra në muaj.
Lajm fantastik fakti që ferma blegtorale ndër më të mëdhajat në Shqipëri,del në tregun shqiptar edhe me djathin, qumështin dhe kosin “Fshatçe”, duke krijuar kështu një cikël të plotë prodhimi.