Balla ne Lushnje:Rruge e re në hyrje të qytetit

Balla ne Lushnje:Rruge e re në hyrje të qytetit

216
SHPËRNDAJE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla ishte në lagjen “18 Tetori” në Lushnje ku i bëri thirrje banorëve që të votojnë kandidaten socialiste, Eriselda Sefa.

Balla njoftoi banorët se do të ndërtohen rruga e re hyrëse drejt qytetit ku i kërkoi banorëve që me dakordësi të arrijnë në marrëveshje që të spostohen avullit e shtëpive në mënyrë që të zgjerohet rruga për ta bërë më cilësore.

Kjo është një lagje shumë e rëndësishme e Lushnjes dhe është një alternativë tjetër hyrëse në qytet. Ne do të rritim rrugët hyrëse në Lushnje duke u lehësuar njerëzve mbërritjen më shpejt në shtëpi. Në momentin kur të fillojmë rikonstruksionin e plotë të kësaj rruge njerëzit do të ndërgjegjësohen për pastërtinë. Kur të fillojmë këtë rrugën do t’i spostojmë këto avllit? Asnjëri nuk jeni dakord kur vjen puna tek kjo…E kuptohet do ta bëjmë sac është. Mirë do të ishte të kishim mirëkuptim, rruga e lagjes tuaj është planifikuar në kuadër të projektit të madh të Lushnjes. Nuk është fjala do të bëhet rruga, por a do të biem dakord me banorët që të bëjmë rrugë siç duhet me trotuar me ndriçim me gjitha të mirat. Nuk do të ketë asnjë prishje shtëpisë, përveç një ndërtese të bashkuar”, tha Balla.

S'KA KOMENTE