Balla në fermën blegtorale në Fier: Skemat mbështetëse në bujqësi rritën prodhimin

Balla në fermën blegtorale në Fier: Skemat mbështetëse në bujqësi rritën prodhimin

881
SHPËRNDAJE

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Armando Subashi, ishin sot në kompleksin blegtoral me 150 krerë lopë të vëllezërve Grabova në Levan.

Balla foli për skemat mbështetëse për bujqësinë, të cilat sipas tij kanë ndihmuar fermerët të rrisin prodhimin.

“Ne sot jemi i vetmi vend që nuk e kemi rritur çmimin e energjisë elektrike edhe pse ajo shkon 8-fish apo 10-fish me atë që ishte si sot një vit më parë. Në këtë aspekt kemi respektuar parimet e ekonomisë së tregut te nafta dhe pastaj kemi qenë socializëm komplet kur bie fjala te energjia elektrike, që prek ata që janë më në nevojë”, tha ai.

Balla kujtoi se në vitin 2005 fermerët e kishin naftën pa akcizë, por blinin me tollona dhe nuk e përdornin në bujqësi.

“Edhe vitin e kaluar të shumtë ishin ata që nuk e besuan skemën për naftë falas dhe pastaj panë rezultatin. Tani këtë vit, me aktin normativ të ndryshimin të buxhetit fillojmë konsultimet për buxhetin 2023. Falë skemës mbështetëse të qeverisë blegtorët marrin 100 mijë lekë për çdo krerë lopë, dhe ti me 100 të tilla fiton 10 milionë lekë”, iu drejtua Balla blegtorit.

Ai theksoi se bashkia Fier në bashkëpunim me qeverinë do të ndërtojë hapësira magazinuese 6000-9000 tonë në shërbim të fermerëve.

S'KA KOMENTE