Balla inspekton punimet në rrugën “Kujtim Majaci” në Fier: Duhet të krijojmë...

Balla inspekton punimet në rrugën “Kujtim Majaci” në Fier: Duhet të krijojmë sa më shumë hapësira sportive në çdo bllok pallatesh

343
SHPËRNDAJE

Investimet në infrastrukturë, Balla inspekton punimet në rrugën “Kujtim Majaci” në Fier: Duhet të krijojmë sa më shumë hapësira sportive në çdo bllok pallatesh

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë Armando Subashi kanë inspektuar sot rrugën ‘Kujtim Majaci’ në lagjen “16 Prilli”, ku brenda kësaj jave përfundon totalisht shtrimi me asfalt dhe sinjalistika përkatëse.

“Lagjia “16 Prilli”, tashmë është kthyer në një zonë të urbanizuar ashtu siç e meritojnë qytetarët e Fierit. Nesër përfundojmë me shtrimin dhe më pas vijojmë me sinjalistikën përkatëse dhe brenda kësaj jave kjo rrugë përfundon totalisht duke marrë një tjetër pamje. E rëndësishme të përmendet që kjo rrugë do të devijojë edhe trafikun”.

Balla gjithashtu theksoi se edhe ndërtesat e brakstisura buzë rruge duhet të shemben pasi përbëjnë rrezik edhe për banorët e zonës.

“Ndërtesat e brakstisura buzë rrugëve duhet të shemben sepse janë burim rreziku për qytetarët, por e rëndësishme është që të shihet edhe statusi i tyre juridik me qëllim investimi. Ashtu siç tha edhe kryeministri në Pogradec na duhet të krijojmë sa më shumë hapësira në çdo bllok pallatesh apo lagjesh për sportet”, deklaroi Balla.

S'KA KOMENTE