Balla i përgjigjet akuzave te Berishës

Balla i përgjigjet akuzave te Berishës

47
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Berishës se Meta ka shkelur Kushtetutën pasi ka firmosur një dekret jashtë vendit.

Sipas Ballës, dekreti nga kreu i shtetit është firmosur në konsullatën shqiptare në Turqi, që konsiderohet tokë shqiptare.

“Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë. Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë”, tha Balla.

Sipas tij “Procesi është tërësisht kushtetues. Kuvendi i Shqipërisë sot ka pritur me seriozitet gjithë procedurën e nisur nga Ministria e Mbrojtjes, Kryeministri dhe Presidenti. Nëse Berisha është i kënaqur nga Meta dhe do të çojë Metën në Kushtetuese, ta provojë”.

S'KA KOMENTE